Klopp i shqetësuar me ecurinë e ekipit të tij
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka kërkuar falje për ecurinë e dobët të Liverpoolit dhe pse ata nuk po përformojnë sikurse Manchester City, nëse dëshirojnë fitimin e titullit të Premier Ligën.
Barazimi ndaj Arsenal dhe humbja shokuese nga Crvena Zvezda kanë shkaktuar stres tek ekipi i trajnerit gjerman, pas ecurisë pozitive që pati në ligë, përcjell Periskopi.
Mbrojtja e përmirësuar jashtëzakonisht shumë këtë sezon ka sjellur frytet në ecurinë e ‘Të Kuqëve’, por problemi qëndron tek treshja Salah, Firmino dhe Mane, të cilët nuk po japin shkëndijën e sezonit të kaluar.

”Me transferimet e reja, duket sikur automatikisht ju fitoni Ligën e Kampionëve ose Premier Ligën apo çfarëdo tjetër. Por ekipet e tjera nuk flenë. Ato përmirësohen dhe luajnë ndeshje të mira sikur ne”.
”Kemi 27 pikë. Ne nuk duhet të jemi të kënaqur, por ta shohim atë në mënyrë të drejtë, të jemi pozitivë. Ne fitojmë ndeshje por sërish nuk kënaqemi dhe themi pse nuk fituam sikurse City”.
”E kam në mendje këtë, kemi hapësirë për përmirësim, por nuk ka asnjë arsye për ndonjë pikëpamje negative”, u shpreh Klopp./Periskopi/



