Klopp me deklaratën e vitit: “Ejani djema, të dalim në stërvitje lakuriq, askush nuk na shikon neve”

Klopp me deklaratën e vitit: “Ejani djema, të dalim në stërvitje lakuriq, askush nuk na shikon neve”

Jurgen Klopp u ka thënë disa fjalë tepër interesante lojtarëve të tij para ndeshjes së kthmit ndaj Manchester Cityt

Liverpooli eliminoi Man Cityn duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5:1, shkruan Periskopi.

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Mançester, Klopp iu tha diçka tejet interesante lojtarëve të tij.

“Kur erdhëm në Mançester për ndeshjen e kthimit, u thashë djemve ‘Ejani djema, të dalim në stërvitje lakuriq pasi askush nuk do ta vë re – ata duan vetëm Mo’,” u shpreh Klopp.
“Tani do të shkojmë në Romë. Besoj se do të jetë e njëjta gjë. Por nuk ka problem,”./Periskopi/

Shpërndaje në: