Klopp me kusht të pabesueshëm për ta drejtuar Real Madridin

Klopp me kusht të pabesueshëm për ta drejtuar Real Madridin

Zërat për kalimin e Jurgen Klopp në stolin e Real Madridit po shtohen, por kjo lëvizje vjen me një faturë të lartë për “Los Blancos”.

Tekniku gjerman thuhet se ka kërkuar tre përforcime specifike për të pranuar projektin e Florentino Perezit, të cilët kapin vlerën e 140 milionë eurove.

​Emrat në listën e dëshirave të Klopp përfshijnë Ibrahima Konaté nga ish-skuadra e tij Liverpool, mbrojtësin e Dortmundit, Nico Schlotterbeck dhe talentin e Hertha Berlin, Kennet Eichhorn.

Real Madridi duhet të vendosë nëse do të plotësojë këto kërkesa për të siguruar nënshkrimin me një nga trajnerët më të mirë në botë.

Shpërndaje në: