Klopp: Më pëlqeu jashtëzakonisht shumë mesazhi që dërguan tifozët tanë në ndeshjen kundër Manchester Unitedit
Jurgen Kloppit i ka pëlqyer shumë reagimi i tifozëve të Liverpoolit pas barazimit 0-0 në derbin e luajtur fundjavën që shkoi në Teatrin e Ëndrrave ndaj Manchester Unitedit
Liverpooli luajti baraz me Manchester Unitedin në një ndeshje ku fitorja do t’i kryente punë shumë për titull, por që ‘The Reds’ u desh të kënaqeshin me vetëm një pikë në fund, shkruan Periskopi.
Jurgen Klopp ishte i kënaqur me përkrahjen që tifozët ia dhanë skuadrës në derbi dhe kërkon nga ata që një gjë të tillë ta bëjnë edhe sonte ndaj Watfordit.
“Së pari dua t’i falenderoj tifozët tanë të shkëlqyer për mbështetjen fantastike që na dhanë në fundjavën që shkoi në Manchester. Ashtu si të gjithë ata që janë të lidhur me Liverpoolin kam qenë me të vërtetë duke shpresuar që ne mund të bëjmë pasdite të veçantë për ta,” ka thënë Klopp.
“Të dielën, me sa duket për shkak se tifozët tanë u penguan nga autoritetet, ndërsa po e bëja një ecje të gjithë mbështetësit tanë ishin ende në pjesën e largët të stadiumit. Unë gjithmonë mendoj se pas ndeshjes është përgjegjësia e jona që t’i falënderojmë ata, por unë vërtetë e kam dashur pritjen që ata e bënë. Faleminderit.
“Më e rëndësishmja është se më pëlqeu mesazhi që po dërgonin. Ata ishin në këmbë. Mbështetësit tanë ishin plot pozitivitet për pozitën tonë. Unë do të jem i pari që do të pranoj se ne nuk kishim dhënë atyre performancën që kishim shpresuar për të gjithë 90 minuta – por kishte rrethana rreth kësaj dhe mbështetësit tanë janë të ditur dhe mirënjohës për dëshirën dhe përpjekjen.
“E pashë dhe e dëgjova pasionin dhe kjo më mbushi me besim dhe gjithçka që unë mund të mendoj është se ‘Ne jemi Liverpooli’ dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi,” përfundoi Klopp.
Ndryshe, Liverpooli është në pozitën e parë në Premier Ligë me 66 pikë, një më shumë se City që ka 65 pikë, kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në përfundim të kampionatit./Periskopi/



