Klopp në telashe, bën zëvendësim të detyruar pas vetëm 15 minutave lojë
Alex Oxlade Chamberlain është lënduar pas vetëm 15 minutave lojë
Liverpooli po luan me Romën në ‘Anfield’, derisa nga fusha e lojës është larguar Chamberlain, transmeton Periskopi.
Mesfushori anglez u lëndua në minutën e 15-të pas një dueli me Aleksander Kolarov.
Në vend të Chamberlain në lojë është futur Wijnaldum. /Periskopi/




