Klopp: Refuzova Manchester Unitedin pasi është klub që merret më shumë me marketing

Klopp: Refuzova Manchester Unitedin pasi është klub që merret më shumë me marketing

Jurgen Klopp ka zbuluar arsyen kryesore pse iu është bashkuar Liverpoolit dhe gjithashtu ka zbuluar se ka psaur bisedime me klube tjera angleze

Tekniku gjerman erdhi në ‘Anfield’ në vitin 2015 dhe që nga ajo kohë ka dërguar Liverpoolin në tri finale, një të League Cup, në Europa League dhe tani në finale të Champions League ku të shtunën do të luajë ndaj Real Madridit, transmeton Periskopi.

“Jam vërtet një romantik i futbollit dhe e dija që mund të ndihmoja në situatën e Liverpoolit. Ndoshta mund t’i përmirësoj në këtë kohë. Kur më treguan problemet që kishin, mendova se jam vërtet menaxheri i duhur për këtë klub”, ka thënë Klopp.

Ish-trajnerin e Dortmundit e ka bindur kultura e Liverpoolit si një klub i vjetër dhe që nuk merrej shumë me marketing.

“Kisha bisedime me skuadra të tjera në Angli, por edhe pse shumë të mëdha, nuk dukeshin vërtet si klube, por më shumë si marketing, imazh. Duhej të firmosja shumë gjëra dhe ajo që mendova ishte: Jo, nuk është kjo loja që dua”, tha Klopp.

Referenca e tij është e qartë. Përballë dy ngjyrave të kuqe të Premier League, zgjodhi Liverpoolin dhe jo Manchester United./Periskopi/

Shpërndaje në: