Klopp s’e merr afër zemrës humbjen në finale, ia ‘krisë’ këngës me mëngjes (Video)

Klopp s’e merr afër zemrës humbjen në finale, ia ‘krisë’ këngës me mëngjes (Video)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, duket se e ka përjetuar më së lehti humbjen e mbrëmshme nga Real Madrid, me rezultat 3:1, në finalen e Champions League.

Ai sot qysh herët në mëngjes është parë teksa ka kënduar së bashku me disa fansa të Liverpoolit.

“Real Madridi është një ekip me fat…” është teksti i këngës që Klopp këndon, shkruan Periskopi.

Jurgen Klopp deri tani ka humbur gjithsejtë 6 finale, megjithatë mbetet një trajner me plot energji pozitive, dhe me shumë besim në vetvete.

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit ishte vendosur e gjitha nga gabimet e portierit Karius, i cili i fali dy gola klubit të Real Madridit.

Për gabimet e portierit, Klopp ka thënë qe edhe Karius e di që është turp të bësh gabime të tilla në një finale, por megjithatë thotë se bashkë ndjenë me të.

Ndërkohë vlenë të theksohet se lëndimi i Mohamed Salah ishte një hendikap i madh për klubin e Liverpoolit./Periskopi/

https://twitter.com/Oliver__Bond/status/1000705656507322368

 

Shpërndaje në: