Klopp tallet me Guardiolan

Klopp tallet me Guardiolan

Trajneri spanjoll ishte i pranishëm në “Anfield” mbrëmjen e së martës për të parë nga afër takimin Liverpool-Stoke, që përfundoi me rezultatin 4-1 për vendasit.

Pas ndeshjes, gazetarët i thanë Kloppit se Guardiola kishte qenë në stadium dhe gjermani e mori me të qeshur.

“Shpresoj që të mos kemi pasur personel sigurie në stadium, në mënyrë që Pepi të ketë firmosur autografe gjatë gjithë kohës. Unë shkoja shpesh nëpër stadiume në të shkuarën, por vështirë se shikon ndeshje, pasi je duke firmosur në vend që të hedhësh sytë në fushë”, tha Klopp duke qeshur.

Shpërndaje në: