Klopp thumbon Ronaldon: Të vetmen selfie e kam me Messin
Me buzëqeshje si gjithnjë dhe me të vërtetën e drejtpërdrejtë.
Gjermani Jurgen Klopp nuk fshihet teksa e pyesin për futbollistin e tij të preferuar. Sigurisht, ai është lojtari i zemrave për shumë futbollistë, trajnerë dhe tifozë në mbarë botën
“Im atë më ka thënë gjithnjë, se çfarëdo që të thonë njerëzit në të ardhmen, Pele ka qenë më i miri. Unë u takova me të në botërorin e 2006. Zakonisht nuk emocionohem, por përpara tij unë u djersita si i çmendur. Kështu që për mua lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është Pele.”
Sa i përket futbollistëve që janë ende në aktivitet, trajneri i Liverpool e jep përgjigjen e tij në formën e një anekdode.
“Tani unë kam vetëm një selfie në smartphonin tim. Ajo është me Messin. Edhe Cristiano ishte në të njëjtën sallë…”.



