Klose mund të përfundojë në Bundesliga 2
Miroslav Klose mund të rikthehet sërish të luajë në Gjermani. Sulmuesi gjerman ka përfunduar kontratën me Lacion, por ka shtuar se dëshiron akoma të luajë. Për Klosen, ka ardhur ofertë nga ana e ish-klubit të tij, Kaiserslautern.
Drejtori i Kaiserslautern, Thomas Gries, tha se klubi dëshiron të rinënshkruajë me sulmuesin veteran, Miroslav Klose. 37-vjeçari gjerman ka luajtur për Kaiserslautern nga viti 1999 deri më 2004, ndërsa është aktivizuar edhe me kampionin e Gjermanisë, Bajern Munih.



