Klubet e mëdha kundërshtojnë FIFA-n
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, institucioni që përfaqëson Ligat më të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër doli hapur kundër këtij vendimi.
Në këtë komunikatë Shoqata e Klubeve theksoi se një kupë bote me 32 skuadra është formula ideale dhe se ky ndryshim është bërë për motive politike dhe jo sportive.
Kjo shoqatë ngriti pikëpyetje edhe mbi urgjencën e FIFA për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm pa marrë parasysh mendimin e palëve të interesuara dhe që preken ndjeshëm nga kjo reformë.



