Klubet e Premier Ligës ‘çmenden’ ofrojnë 200 milionë euro për Bale
27-vjeçari, që kaloi te Reali në vitin 2013 nga Tottenhami, ka kontratë gjashtëvjeçare me klubin spanjoll.
“Don Balon” raporton se dy klubet e njohura angleze do të ofrojnë rreth 200 milionë euro vetëm për ta kthyer futbollistin në Premier Ligë.

Gareth Bale ishte pjesë e Tottenham Spurs para se të kalonte në Real Madrid
Gjatë kohës së tij te Madridi, Bale ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, por akoma s’ka fituar titullin e La Ligës.



