Klubet me përfitimet më të mëdha për vitin 2018

Klubet me përfitimet më të mëdha për vitin 2018

Kampionët e Evropës mbeten klubi me përfitimet më të mëdha gjatë vitit 2018.

Gjatë një raporti të publikuar nga “Deloitte Football Money League” dalin në shesh 20 skuadrat të cilat kanë pasur të ardhurat më të larta gjatë vitit që lamë pas.

Prijës i listës është Real Madridi me 750.9 milionë euro. Madrilenët gjenden para Barcelonës dhe Manchester United, klube që kryesonin listen gjatë vitit të kaluar.

Vendi i katërt i takon Bayernit kurse Manchester City renditet i pesti. Në top 10 nuk ka asnjë skuadër Italiane, Juventusi renditet i 11-ti dhe Interi i 14-ti me 280 milionë euro përfitime.

Këtu mund të gjeni listën e 20 klubeve me më së shumti përfitime në vit.

Shpërndaje në: