Klubet shqiptare, një milion e 225 mijë euro të sigurta nga Evropa
Skuadra e Trepçës ’89 pritet të shkruaj historinë e futbollit kosovar, duke marr pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për herë të parë.
Janë 1 milion e 225 mijë euro të ardhura të sigurta për katër klubet shqiptare, edhe në rast se dështojnë në turet e para të Kupave të Europës. UEFA ka shtuar të ardhurat për klubet që marrin pjesë në kompeticionet e saj (Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës).
Për momentin, Kukësi ka 580 mijë euro të sigurta, pasi 320 mijë i merr si pjesëmarrës në turin e dytë paraeliminator të Champions-it dhe 260 të tjera si kampione e Shqipërisë.
Sipas rregullores së UEFA, shpërblimi për ekipin kampion nuk jepet vetëm në rast se Kukësi arrin të kalojë deri në fazën e grupeve të Champions-it, që do të ishte një rekord historik, përcjell Indeksonline.
Ndërkohë, Partizani, Tirana dhe Skënderbeu marrin nga 215 mijë euro vetëm për faktin që marrin pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.
Kujtojmë se edicionin e kaluar Shqipëria humbi 260 mijë eurot për klubin kampion (për shkak të pezullimit të Skënderbeut) dhe po ashtu u paraqit me tri ekipe në Europë.
Kjo pa dyshim që penalizoi futbollin tonë jo vetëm financiarisht, por edhe sa i përket imazhit në Europë.
Kukësi 320 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e dytë të Championsit dhe 260 si kampione.
Raundi i parë i Europa Ligës Skënderbeu, Partizani dhe Tirana do të përfitojnë secili nga 215 mijë euro.



