Klubi gjerman Hoffenheimi uron në shqip pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë: Krenar me ju Albi, Leon dhe Fis

Klubi gjerman Hoffenheimi uron në shqip pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë: Krenar me ju Albi, Leon dhe Fis

Faqja zyrtare e klubin gjerman TSG Hoffenheim në Facebook ka shprehur grenarinë për tre futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, të cilët janë edhe pjesë e këtij ekipi.

Në këtë postim, Hoffenheim ka publikuar fotografi të Albian Hajdarit, Leon Avdullahut dhe Fisnik Asllani, me mbishkrimin shqip “TSG X Kosovo. Krenar me juve Albi, Leon dhe Fis”.

Të tre futbollistët luajtën mbrëmë në ndeshjen kundër Suedisë, ku Kosova fitoi me rezultat 0-1 si mysafire.

Me këtë fitore “Dardanët” kanë bërë hap shumë të rëndësishëm në garën e Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Shpërndaje në: