Klubi gjerman i ofron “birrë falas për tërë jetën” Cristiano Ronaldos (Video)
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shprehur dëshirën e tij që të largohet nga Real Madridi.
Tashmë në drejtim të Realit dhe portugezit kanë mbërritur oferta të ndryshme, disa prej tyre serioze e disa bizzare.
Klubi i kategorisë së tretë të futbollit gjerman, Fortuna Koln, do të ketë mjaft problem që të sigurojë firmën e Cristiano Ronaldos, përkundër faktit se i ka bërë atij një ofertë mjaft “joshëse”.
Ronaldo spekulohet se po kërkon një kalim tronditës nga Real Madridi për shkak të pakënaqësisë së tij me situatën fiskale në Spanjë.
Klubi me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka konfirmuar ofertën për Ronaldon, që është “birrë falas për tërë jetën”.
“Hey Ronaldo, ne po kërkojmë ende një sulmues, ne nuk kemi të holla, por mund të të ofrojmë birrën e Kolnit për gjithë jetën”, shkruan në postimin e Fortunas në Twitter.
Vështirë që Fortuna Koln do të bind portugezin me këtë ofertë pasi siç e dimë të gjithë Ronaldo nuk e konsomun alkoolin dhe nuk është fans i tij. /Periskopi/
Hey @Cristiano, we're still looking for a striker-we don't have money, but we can offer you free Kölsch for life 🙌🏻🍻⚽️ #ronaldo #fortuna pic.twitter.com/SzlaDoMfvQ
— Fortuna Köln (@fortuna_koeln) June 16, 2017



