Klubi i njohur italian blihet me Bitcoina
Skuadra nga Serie C italiane, Rimini, ka shkruar historinë pasi u bë klubi i parë i futbollit në botë që u ble me monedhën digjitale, Bitcoin.
Klubi siguroi pjesëmarrjen në Serie C pak kohë pas bankrotimit dhe tash është kthyer në divizionin profesional.
Sot u njoftua se 25 për qind të aksioneve të klubit janë blerë nga “Heritage Sports Holdings”.
E veçanta e këtij transaksioni është se u pagua me bitcoin, monedha digjitale që së fundmi ka pësuar rënie dhe aktualisht vlen më pak se 7 mijë dollarë për njësi.



