Klubi kosovar nuk merr pjesë në Evropë, mungojnë paratë (FOTO)

Klubi kosovar nuk merr pjesë në Evropë, mungojnë paratë (FOTO)

Klubet kosovare vazhdojnë të përballen me kushte të vështira, përkundër faktit se sporti kosovar tashmë është pranuar ndërkombëtarisht.

Rasti më i freskët është ai i klubit të volejbollit Prishtina Volley-M, i cili shkaku i problemeve financiare nuk do të mundë të marrë pjesë në garat evropiane.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetrajneri i këtij ekipi, Xhavit Kajtazi.

“Prishtina Volley-M nuk do të paraqitet në garat ndërkombëtare të Kupës së sfiduesve të Konfederatës Evropiane të Volejbollit. Kështu kanë vendosur drejtuesit e skuadrës, pavarësisht se këtë të drejtë e kishin fituar me mund dhe djersë gjatë edicionit 2016/2017. Shkak i vetëm që i detyroi ata në marrjen e këtij vendimi ishte mungesa e mjeteve financiare”, deklaroi fillimisht Kajtazi, i cili ia ka kushtuar një jetë sportit, mbi të gjitha volejbollit, si trajner, punëtor sportiv dhe gazetar sportiv.

Image

Sipas tij, mjetet që kjo skuadër i merr nga Komuna e Prishtinës nuk mjaftojnë as për transport, ndërkohë që mundësitë për t’i siguruar ato nga donatorët janë shumë të pakta.

Madje, Prishtina Volley-M nuk pati mundësi që t’i deponojë si paradhënie e garanci 2.000 euro në Federatën e Volejbollit të Kosovës, shkruan Zëri.

Sipas tij, me vështirësitë e vazhdueshme financiare, klubi prishtinas me gjasë do të ballafaqohet edhe në vazhdim.

S’kanë pare, mbeten pa Evropë

“Është mëkat dhe padrejtësi e madhe që këtyre djelmoshave të mos iu hapen udhë të reja të afirmimit të tyre edhe në arenën ndërkombëtare. Është kjo hera e dytë që pikërisht për shkak të mungesës së mjeteve financiare skuadra të mos marrë pjesë në garat ndërkombëtare”, tregon Kajtazi, i cili e përmend herën e parë që kishte ndodhur një gjë e tillë në vitin 2015, kur Prishtina Volley-M, si anëtare e Ligës së Dytë, kishte bërë sensacion duke e fituar Kupën e Kosovës dhe e kishte fituar të drejtën të luajë në Evropë, por që fatkeqësisht një gjë e tillë nuk kishte ndodhur për shkak të problemeve të natyrës financiare.

 

Shpërndaje në: