Klubi nga Londra kërkon shërbimet e Daniel Sturridge
West Ham konsideron huazimin e Daniel Sturridge në lehtësimin e problemeve të sulmuesit.
Bosi i West Hamit, David Moyes dëshiron sulmuesin e Liverpoolit, pasi humbi sulmuesit Andy Caroll, Marko Arnautovic dhe Diafro Sakho të gjithë të lënduar, raporton ‘TheSun’, transmeton Periskopi.

David Moyes nuk kishte ndërmend që të transferonte një sulmues këtë muaj, por tash është i detyruar që të rishqyrtojë planet e tij.
Sturridge nuk po gjen formën në Liverpool, dhe ai dëshiron që të luajë në Kupën Botërore në Rusi. Andaj, kërkon më shumë hapësirë që të dëshmojë vetën dhe West Ham do të ishte zgjidhja e duhur për të. /Periskopi



