Klubi njohur gjerman bie për herë të parë nga Bundesliga, tifozët shkaktojnë trazira në minutën e fundit (Foto)
Hamburgu ka rënë nga Bundesliga gjermane dhe në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë
Skuadra e Hamburgut për herë të parë në histori të klubit do të bëjë gara në rangun më të ulët se Bundesliga, transmeton Periskopi.
Hamburgu sot luajti ndeshjen e fundit në Bundesliga për këtë edicion ku deri në minutën e 90-të ishte duke fituar 2:1 ndaj Monchegladbach, por tifozët më pas fillojnë ta shprehin mllefin dhe ndeshja ndërpritet, për të vazhduar përsëri pas 16 minutave.

Tifozët nuk u pajtuan me faktin që Hamburgu ka rënë nga Bundesliga dhe kështu në minutën e 90-të ata shpërthyen disa mjete piroteknike në tribuna gjë që bëri fusha të mbushej me forca të Policisë.

Kështu pas 55 vitesh qëndrimi në Bundesliga, Hamburgu nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë gjermane.
Kujtojmë që pjesë e Hamburgut është edhe mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, i cili që një kohë të gjatë është përjashtuar nga skuadra e parë shkaku i një konflikti me trajnerin./Periskopi/





