Klubi i njohur kosovar iu jep dhurata fëmijëve kosovarë

Klubi i njohur kosovar iu jep dhurata fëmijëve kosovarë

Drita ka shpërndarë mbi 200 dhurata për nxënësit e shkollave në prag të festave të fundvitit.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e klubit në Facebook ku ka shkurar:

“Sot, kryesia e FC Drita dhe lojtarët vizituan nxënësit nëpër shkollat e Gilanit. Për t’ia shpërblyer mundin gjatë këtij viti shkollor dhe sukseset, klubi shpërndau 200 dhurata tek fëmijët.

“Padyshim, që Sporti, Futbolli dhe Drita mbledh shumë njerëz në shkallët e stadiumit, por fëmijët dhe gjeneratat e reja i japin edhe më shumë jetë tifozërisë. Në mesin e tyre mund të jetë një futbollist i së ardhmes, një basketbollist, një mjek, një mësues, i cili do t’i kontribuojë shoqërisë.

adrita3

“Prandaj, në këtë fundvit ne filluam me më të vegjlit dhe ardhmërinë e vendit, qytetit e Dritës, për të përquar atmosferë festive tek mbarë fëmijët e botës. Shumica nga ta ishin me Dritën, e pëlqenin ngjyrën e kaltër dhe po prisnin rezultate pozitive nga klubi bardhë e kaltër. Njëditë, Drita do ta kthejë shkëlqimin dhe buzëqeshjet e sinqerta të fëmijëve dhe gjithë qytetit.

adrita2

adrita6

FORCA DRITA, KRENARIA E QYTETIT. /Periskopi/

Shpërndaje në: