Klubi i xhudos ‘Polici’ kthehet me dy medalje të arta nga Mali i Zi
Klubi prishtinas ka arritur të korrë sukses mjaftë të madh në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Lovcen të Cetinjes në Mal të Zi, aty morrën pjesë 37 klube nga 6 shtete.
Në këtë garë të mbajtur, garuesit e ‘Policit’ kanë treguar përformanca të shkëlqyera duke fituar tri medalje, ku dy prej tyre janë të arta dhe një të argjendtë.

Dardan Cena e ka fituar medaljen e artë pasi ishte i paknkurrencë në kategorinë -42 kilogramë. E Diar Veseli e ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë 60 kg.
Gjithashtu, në konkurrencën e femrave, Rezarta Alimi, tek pionieret, është shpallur sportistja më e mirë dhe është shpërblyer me një kupë. /Periskopi.com





