Knicks shumë të fortë për Bostonin
Celtics e nisi më mirë takimin, duke mbyllur periudhën e parë me 3 pikë epërsi.
Njujorkezët e shkrinë epërsinë dhe me paraqitje të mirë nga rezervistët e ekipit, shkuan në pushim me rezultatin 63:54.
Knicks e mbajti të njëjtin ritëm gjatë pjesëlojës së dytë dhe arriti fitoren e parë pas tre humbjeve.
Derrick Rose ishte më i dalluari te mysafirët me 30 pikë të shënuara kurse te vendësit, Isaiah Thomas pati paraqitje fantastike duke realizuar 39 pikë por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.



