Mustafa: Rugova për ne, si Muhamedi për myslimanët e Krishti për katolikët
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se të tjerët po u pyesin se pse thirrën në emrin e presidentit Ibrahim Rugova.
“Ne thirremi në emrin e Ibrahim Rugovës, sikur myslimanët që thirrën në emër të Muhamedit dhe të krishterët për Jezus Krishtin”, ka thënë Mustafa në tubimin e mbajtur në Viti.
“Rugova është udhërrëfyesi ynë”, ka shtuar ai, njofton Klan Kosova.
Më tej për zgjedhjet e 11 qershorit ka thënë se kanë zgjedhur njeriun e duhur – Avdullah Hotin.
“LDK është parti e fortë e cila rigjeneron vetveten”.
“Ne mendojmë se ju e doni një shtet të zhvilluar ku për të gjithë do të ketë punë. Ju siguroj që ky koalicion, kryeministri ynë i ardhshëm dhe këta të rinj dhe të reja, gra e burra që janë në listë do ta sigurojnë dinjitetin”.
“Këta do ta sigurojnë fitoren për qytetarët tanë”.
Mustafa ka thënë më tej se nuk i bëjnë matjet me letra, duke ju referuar sondazheve.
“Ne matjet i bëjmë me njerëz dhe ju jeni ata që i plotësoni letrat se kush është më i forti”, ka përfunduar Mustafa.



