Koalicioni i ‘komandantave’, kjo është përgjigja e Kadri Veselit

Koalicioni  i ‘komandantave’, kjo është përgjigja e Kadri Veselit

 Lideri i Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veseli gjatë fjalimit të tij para qytetarëve të Rahovecit ka thënë se koalicioni i lidhur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën është koalicion për të mirën e qytetarëve.

“Koalicioni është në të mirën e qytetarëve, është për Kosovën perëndimore, Kosovën drejt BE-së, Kosovën e zhvilluar ekonomikisht, të qytetarëve që kanë të drejta dhe liri por në të njëjtën kohë marrin përgjegjësi për vendin e tyre”, ka thënë Veseli, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Veseli ka shtuar se koalicioni nuk drejtohet ndaj askujt në mënyrë jo-dashamirëse.

“Ne jemi koalicion i lirisë dhe sovranitetit, nuk jemi as i luftës as i paraluftës. Lufta ka qenë sakrificë e secilit qytetarë dhe jemi të vendosur që bashkërisht t’i bashkojmë edhe qytetarët tanë drejt Fillimit të Ri për Kosovën”, ka shtuar Veseli.

Shpërndaje në: