Koci pas qethjes së flokëve: S’jam pishman veç të kryhet kjo punë
Avokati Arianit Koci ka sqaruar arsyet që e shtyn drejt veprimit të tij për prerjen e flokëve para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Koci tha se ky ishte një akt simbolik i protestës qytetare për moskonstituimin e Kuvendit.
“Nuk ka shtet në botë që ka tentu 50-të herë me formu kuvendin dhe nuk ka arritë po dëshirojnë me kriju mjegull që kinse Belgjika nuk ka pas 500 ditë qeveri por ata kanë pasur kuvend” shtoi avokati në T7.
Koci gjatë bisedës deklaroi që ka pranuar mesazhe nga qytetarët që janë zhgenjyer prej deputetëve.



