“Koha ime në Camp Nou po mbaron”- flet ylli i Barcelonës
Javier Mascherano ka konfirmuar se koha e tij në Barcelonë po vjen drejt fundit, dhe konsideron një largim nga skuadra katalunase në fund të këtij sezoni.
Kontrata e 33 vjeçarit përfundon në qershor të vitit 2019. Por, argjentinasi i ka thënë “ESPN” se ky vit është i fundit, transmeton Periskopi.

“Tash ka kuptim se pas një kohe të gjatë nuk ka asgjë që mund të bëjë më shumë për këtë klub, unë pata vitet më të mira në karrierë dhe kurrë nuk e harrojë”.
“Unë jam nga ata njerëz, që e dinë kur është koha e duhur për t’i dhënë fund, unë dua të përmbyllë kohë të duhur me Barcelonën, por nuk varet gjithçka nga unë”.

“Jam i gatshëm të largohem në kohë, sepse kur u largova nga Liverpool nuk ishte mirë për mua”. /Periskopi



