Koha kur Dhurata Lipovica pozonte nudo (Foto )
Dhurata Lipovica, një emër i njohur në fushën e modelingut, njihet ndër të parat që i hyri një rruge të tillë.
Kështu u bë model për shumë femra të tjera të cilat synonin një karrierë prej modeleje, por që guximin nuk e kishin të mjaftueshëm, shkruan Kosovarja.
Një fizik mjaft të veçantë siç gëzon Dhurata Lipovica, i dha mundësi të jetë pjesë e ballinave të revistave të ndryshme prestigjioze.
Madje, guximi i saj shkoi deri në atë nivel sa të jetë prej atyre që pozoi edhe gjysmë e zhveshur, ashtu siç shfaqet në imazhet që Kosovarja i sjell për ju.
Madje, imazhe të tilla si këto rrallë herë keni parë, të cilat njëherit e vërtetojnë se një bukuri e veçantë si e saj, nuk pati nevojë për asnjë ndërhyrje.
Veç tjerash, Dhurata shquhet edhe për vija trupore të jashtëzakonshme, edhe pse nënë e dy fëmijëve, nga martesa me aktorin e njohur të ‘O sa mirë’, Fisnikun.
Si dëshmi e kësaj janë pikërisht fotot që ju sjellim më poshtë.





