Koha kur Shaqiri e akuzonte Guardiolan, dhe si përgjigjej trajneri spanjoll
Sfida mes Manchester City e Liverpool do të jetë shumë interesante sonte, e cila mund të vendosë pothuajse gjithçka sa i përket titullit të kampionit në Premierligë.
Ky takim do të jetë i veçantë edhe për Xherdan Shaqirin, pasi luan kundër njeriut që e përzuri nga Bayern Munichu, Pep Guardiola, raporton Insporti.
Nga qershori 2013 deri në janar 2015, Xherdan Shaqiri ishte pjesë e Bayern Munichut të Pep Guardiolës, i cili më pas e shiti atë te Interi.
Shaqiri kishte akuzuar Guardiolën pas largimit nga “Allianz Arena”, i cili nuk kishte minuta aq sa dëshironte dhe pretendonte se asnjëherë nuk i kishte treguar Guardiola se pse nuk po luan.
Në total, Shaqa ka bërë vetëm 42 paraqitje me Bayernin e Guardiolës, duke shënuar 9 gola, madje edhe të rëndësishëm që kishte bërë Guardiolën të reagojë.
“Ai është një trajner shumë i mirë me atë që ndodh në fushë, por komunikimi i tij nuk ishte aq i mirë me mua. Guardiola nuk flet shumë kur i len lojtarët jashtë fushës. Ai nuk iu tregon atyre pse e bën këtë”, kishte thënë Shaqiri.
Në total, Shaqa kishte bërë vetëm 42 paraqitje me Bayernin e Guardiolës, duke shënuar 9 gola.

Shaqa pretendonte se Guardiola asnjëherë nuk i ka treguar pse po ka shumë pak minuta, kurse përgjigjja e Guardiolës ishte e kundërt.
Shaqiri shënoi 9 gola nga qershori 2013 deri në janar 2015, ndryshe nga sezoni i parë me Jupp Heynckes (2012/13), i cili kishte shënuar 8 gola në 39 paraqitje.
“Në karrierën time, kam ndihmuar disa lojtarë, por e di se ka të tjerë që më kritikojnë në medie – kjo është për shkak se ata nuk luajnë”, ishte përgjigjur Guardiola pas deklaratave të Shaqirit.
“Kjo është arsyeja e vetme se pse Shaqiri ka folur. Natyrisht, unë kam folur me të, por çdo vikend i kam treguar se ai nuk do të luajë”.
“Kjo për shkak se kam vendosur se dikush tjetër duhet të luajë para tij. Është e vështirë t’i mbash të gjithë të lumtur, veçanërisht kur nuk luajnë”, kishte shtuar Pepi.
Manchester City dhe Liverpooli përballen sonte nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së 21 në Premierligë.
Liverpooli ka 7 pikë më shumë se City, çka do të thotë se një triumf i mundshëm i “Redsave” në “Etihad”, do të bënte që Shaqiri me shokë t’i afroheshin edhe më shumë titullit, trofe të cilin nuk e kanë fituar pothuajse që 29 vite.



