Kokalla zbulon bisedën me Naimin ditën kur u vra Liridona: Më tha se ka probleme me gruan e tij

Kokalla zbulon bisedën me Naimin ditën kur u vra Liridona: Më tha se ka probleme me gruan e tij

Gjatë seancës së sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, dëshminë e tij është duke e  dhënë Kushtrim Kokalla, i cili akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kokalla ka zbuluar dhe biseden e tij me Naim Murselin, në ditën kur u vra Liridona Ademaj.

Kokalla tha se Naim Murseli i kishte thënë  se kishte probleme me gruan e tij Liridonën.

“Më tha a e ke gati me rregullu automjetin. Duke folur për problemet e tij me tashmë të ndjerën Liridonen, më ka thënë që ka pasur probleme me të ”, ka thënë Kokalla.

Shpërndaje në: