Kolegji Internacional FAMA hap dyert për studentët e rinj, regjistrimet për vitin akademik 2025/26 kanë nisur
Kolegji Internacional FAMA ka shpallur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/2026, duke ofruar një gamë të gjerë programesh studimore që kombinojnë traditën akademike me inovacionin dhe kërkesat e tregut modern të punës.
Ky institucion i arsimit të lartë njihet për përkushtimin e tij në ndërtimin e një ambienti ku studentët jo vetëm fitojnë dije teorike, por edhe aftësi praktike që i përgatisin për sfidat reale të jetës profesionale.
Kolegji Internacional FAMA ka ndërtuar programe të cilat adresojnë disa nga fushat më të kërkuara në Kosovë dhe më gjerë, si shkenca Kompjuterike, juridik i përgjithshëm, menaxhment dhe ekonomi, përkujdesje dhe mirëqenie sociale.
Në një kohë kur tregu i punës po kërkon gjithnjë e më shumë profesionalizëm dhe inovacion, Kolegji Internacional FAMA pozicionohet si një nga institucionet që i përgjigjet këtyre nevojave duke krijuar ura lidhëse mes studimeve dhe praktikës.
Studentët e FAMA-s kanë përfituar ndër vite nga një kombinim i metodologjisë moderne të mësimdhënies, ligjëruesve me përvojë dhe aktiviteteve që nxisin kreativitetin, bashkëpunimin dhe mendimin kritik.
Për mënyrën e aplikimit mund të informoheni në këta numra telefoni 044/622 127 dhe 049/848 395, si dhe në webfaqen e Kolegjit www.fama-edu.org
Ndërkaq, afati i aplikimit është deri më 10 tetor 2025.
Kolegji Internacional FAMA ju fton të bëheni pjesë e një udhëtimi ku dija, pasioni dhe mundësitë e reja bashkohen për të ndërtuar të ardhmen tuaj.



