Koleksionet e veçanta të dizajnerit 24 vjeçar nga Peja (Foto)

Koleksionet e veçanta të dizajnerit 24 vjeçar nga Peja (Foto)

Leon Emra është dizajneri 24 vjeçar nga Peja.

Ai ka përfunduar studimet për Dizajn të Tekstilit dhe Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura.

Në një prononcim për Periskopi, 24 vjeçari tregon se si nisi karrierën e tij si dizajner.

“Mua më ka tërhequr gjithçka që ka të bëjë me të bukurën. Kjo më ka shtyrë që të vazhdoj shkollën e mesme të arteve në Pejë, në drejtimin për tekstil dhe modë. Më pas kam vazhduar studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë”, rrëfen ai.

Tutje, Emra tregon se si pas studimeve, falë dëshirës së madhe për punë dhe kërkesave të shumta të njerëzve të ndryshëm, ka hapur një atelie në qytetin e Pejës.

Në atë hapësirë pune, ai krijon dizajne për klientët e tij.

“Stilin që unë e pëlqej është ai klasik dhe delikat me prerje të thjeshta punime dore dhe detaje që e bëjnë unike një veshje. Copat ose materialet që përdori janë tylet dhe dantellat, por në disa raste me pëlqen të punoj edhe me copa pak me te forta”, thotë ai.

Ai tregon se ku e gjen inspirimin për punën e tij.

“Inspirimin e gjej në çdo gjë që më rrethon çdo ditë. Njerëzit në rrugë, ngjyrat e stinëve, format  arkitekturore të ndërtesave që më ndihmojnë të realizoj skicat për ndonjë koleksion ose veshje për ndonjë klient”, deklaron ai.

24 vjeçari nga Peja tregon se si frymëzohet edhe nga dizejnatori i famshëm i veshjeve Haute Couture, Elie Saab.

Ajo që më së shumti i pëlqen tek ai është se veshjet e tij janë të punuar deri në detajin e fundit në perfeksion.

“Trendet i ndjek kur dua të krijoj një koleksion të caktuar. Marrë detaje që përdoren nga dizenjatorët në industrinë e modës, por gjithmonë i bashkoj dhe i përshtati në stilin dhe mënyrën time të të krijuarit, që të dal diçka e imja, por në hap me trendin e momentit”, tregon Emra.

Leoni na tregon se si për diplomë të studimeve Master ka realizuar koleksionin ‘MINIMAL’, për të cilin thotë se është i inspiruar e bazuar në konceptin e plotë të minimalizmit në art dhe modë, por edhe në arkitekturë, ku në bazë të formave të ndryshme janë realizuar edhe skicat e koleksionit.

 

“Kam përdor dy ngjyra, e bardha dhe e zeza, që më së shumti i përshtateshin edhe i afroheshin minimalizmit. Gjithashtu edhe materialet janë të thjeshta për realizmin e fustaneve. Janë përdor tyli i thjesht mesatar në fortësi me qëllimin e krijimit të formave sikur të ishin të vizatuara nga dora e lirë, që të japin idenë sikur qëndrojnë në ajër. Ndërsa, materiali i bardhë është një gomë e trashë, që në prekje ka ndjesi shpuze. Ky koleksion ka qenë finalizimi i studimeve dy vjeçare te Masterit dhe është prezantuar me një sfilatë të realizuar në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve”, përfundon ai./Periskopi

Koleksionet e Leon Emrës mund t’i gjeni edhe në faqen e tij të instagramit: https://www.instagram.com/leonemraofficial/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: