Koleksioni i fanellave të Leo Messit, mungon fanella e një lojtari të madh (Foto)
Lionel Messi ka shkëmbyer shumë fanella me lojtarë të ndryshëm, por ajo që vërehet në koleksionin e tij është se aty nuk ka vend për një fanellë të Cristiano Ronaldos
Leo Messi po kalon edhe një tjetër edicion të madh ndërsa nga kundërshtarët ka shumë kërkesa që pas lojës ta shkëmbejnë fanellën me të, shkruan Periskopi.
Ylli argjentinas ka një koleksion të madh të fanellave me lojtarët që ka shkëmbyer ato, ndërsa aty mungon fanella e rivalit të tij të përbetuar, Cristiano Ronaldos.
Leo ka shkëmbyer fanellën me Francesco Tottin, me Angel Di Marian madje aty ka vend edhe për legjendën e Realit, Raul Gonzalez, ndërsa ajo që ka habitur të gjithë është fanella e Manuel Lanzinit.
Messi luajti kundër Lanzinit në vitin 2016, derisa të dy janë argjentinas, por kurrë nuk kanë luajtur së bashku në kombëtare. /Periskopi/




