Koleksioni i Marylin Monroe në ankand

Koleksioni i Marylin Monroe në ankand

Koleksion i madh në botë i relikeve të Marilyn Monroe do të shkojë drejt ankandit më 19 nëntor në Los Angelos, duke nxjerrë në shitje kostumet skenike nga filmat “Some Like It Hot” dhe “There’s No Business Like Shoë Business”.

Në tërësi, koleksioni në pronësi të britanikut David Gainsborough Roberts, kap vlerën e 3 milionë dollarëve. Përveç kostumeve apo të tjera veshjeve personale të seks-simbolit të viteve ’50-të, koleksioni përmban postera, bizhuteri, receta personale dhe sende të tjera të Monroe.

Shpërndaje në: