Komandant Mozziku: Reperi me komandantë të UÇK-së i ngjiten malit

Komandant Mozziku: Reperi me komandantë të UÇK-së i ngjiten malit

Reperi kosovar i njohur si Mozzik ka ndarë me miqtë e tij në Instagram një video me një përshkrim ku i bën himnizim luftës së UÇK-së. 

Ai njofton se është ngjitur në një mal të quajtur Jezerc e të cilin e ka cilësuar si “legjendar” bashkë me deputetin e PDK-së, Elmi Reqicën dhe disa djem dhe vajza dëshmorësh.

Para disa ditësh ai i kishte dhënë përkrahje liderit të PDK-së, z.Kadri Veseli për kryeministër – edhe pse aktualisht nuk ka ndonjë fushatë elektorale, shkruan Periskopi.

Për më shumë, shihni postimin e tij në Instagram:

 

View this post on Instagram

 

Sot nga orët e herëta të mëngjesit morëm rrugën për në Jezercin legjendar , së bashku me Çlirimtarin Petritin ( Elmi Reçica ) dhe shumë luftëtarë tjerë , nau bashkuan edhe djem e vajza dëshmorësh ! Tri shkronjat që e pasqyrojnë shtetin tonë dhe pavarësinë tonë quhet UÇK ! Vargjet qe kan kënduar në vitet e 98-ta luftëtarët,sot i rifreskuam dhe i këndova me plot ndjenja dhe emocione ! Plot tregime e ngjarje na treguan secili që ka përjetuar diçka në këtë zonë . Ditë e mirë me njerëz të mirë në vend të mirë ! Rrnoft Ushtria Çlirimtare e Kosovës ?? #UÇK #KOSOVA @elmirecica

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Shpërndaje në: