Kombëtarja angleze mbetet në rrugë: Wembley i shitet miliarderit Khan dhe ndërron emrin

Kombëtarja angleze mbetet në rrugë: Wembley i shitet miliarderit Khan dhe ndërron emrin

Fansat e futbollit në Angli janë tërbuar së fundi pas daljes në publik të planeve për të shitur stadiumin ikonik Wembley te pronari amerikan i një ekipi të NFL-it për 500 milionë funte, shkruan Periskopi.

Shahid Khan është emri i këtij pronari që duket se do të jetë pronar edhe i stadiumit ku Anglia i ka zhvilluar ndeshjet e saj që nga viti 1920.

Shoqata e Futbollit [FA] i ka zemëruar tifozët anglezë të cilët nuk duan që stadiumi kombëtar të ketë një pronar privat dhe të ketë emër tjetër.

E megjithatë Anglia mund të vazhdojë të luajë në Wembley, por duhet që të paguajë një shumë të caktuar te pronari Khan. Ka frikë të madhe se Kombëtarja Angleze e Futbollit do të detyrohet që t’i luajë ndeshjet në stadiumet e tjera në vend.

Khani vlerësohet të ketë 5.2 miliardë dollarë dhe është i gatshëm të paguajë ato 500 milionë funte të kërkuara. FA-ja thuhet të ketë 100 milionë funte borxhe që është e detyruar t’i paguajë deri më 2024./Periskopi

Shpërndaje në: