Kombëtarja e grave po e pëson keq në Rusi: Në disavantazh 3-0 pas pjesës së parë

Kombëtarja e grave po e pëson keq në Rusi: Në disavantazh 3-0 pas pjesës së parë

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e grave në futboll e ka mbyllur pjesën e parë si mysafire e Rusisë me disavantazh 3-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Periskopi.

Ruset shënuan tri herë brenda 12 minutave, duke shënuar përmes Fedorova 6′, 12′ dhe Abdullina 9′.

Kujtojmë se ‘Dardanet’ tashmë i kanë humbur gjasat për kualifikim pasi e kanë matematikisht të pamundur ndonjërën nga dy pozitat e para. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: