Kombëtarja e Kosovës nënshkruan me ADIDAS-in si partner zyrtare
Federata e Futbollit e Kosovës ka lidhur partneritet zyrtar me gjigantin sportiv Adidas.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i porsazgjedhur i FFK-së, Agim Ademi.
Në kuvendin e FFK-së, Ademi u shpreh se është ekipet kombëtare këtë vit do të vishen me dresat Adidas.
“Shpresoj se do të arrijmë që me këtë dresë të prezantohemi në Amerikë”, u shpreh Ademi, duke iu referuar Botërorit.



