” Kombi jonë shqiptar bëri kthesa të mëdha historike”
Në mbrëmjen gala me të cilën u përmbyllën punimet e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare, Tahiri bëri dorëzimin solemn të trofeut “Shqiponja e Artë” për organizatën “Shpresa” që vepron në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar tejkalimin e sfidave për shqiptarët atje.
Me këtë rast ministrja ajo tha se “kur jam në Tiranë gjithmonë kam një emocion të veçantë. Muri i Berlinit shqiptar që e patëm për shumë dekada, na la një mall të pashuar”
” Ende sot e ndjej edhe pas 25 vjetësh që kur ra ky mur mes nesh. Sot jemi shumë më mirë, kombi jonë shqiptar bëri kthesa të mëdha historike. Por, ne të gjithë duhet të punojmë që ta forcojmë kombin tonë, ta bëjmë një komb lider në rajon dhe më gjerë”.
Tahiri në margjinat e Samitit të Parë të Diasporës në Tiranë takoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili e uroi atë për kodin telefonik të Kosovës që rezultoi nga Marrëveshja e Brukselit, duke thënë se kjo është një e arritur e madhe për shtetin e Kosovës.



