Koment: Sonte fillon NBA – favoritët e këtij sezoni
NBA sonte fillon sezonin e 73 jubilar.
Çdo ditë do kemi ndeshje, do kemi kënaqësinë të shikojmë lojtarët më të mirë në botë për basketboll.
Më poshtë mund të shihni edhe analizën dhe pritshmëritë e këtij sezoni nga skuadrat e Konferencës Lindore dhe asaj Perëndimore.

Konferenca Lindore
Këtë sezon Konferenca Lindore do jetë më e baraspeshuar pasi LeBron James është transferuar në LA Lakers në konferencën Perëndimore.
Luftë e madhe në Lindje pritet të jetë me dy skuadra e super-përforcuara Boston Celtics dhe Toronto Raptors. Te Boston pritshmëritë janë në kolektiv, përderisa te Raptors sytë janë tek Kawhi Leonard.
Piladelphia 76ers do tentoj ti befasojë dy skuadrat që po konsiderohen favorit të kësaj konference, pasi në përbërje kanë goxha një ekip simpatik.
Chicago Bulls qëllimin kryesor do ta ketë rikthimin në play-off, pas një mungese shumë-vjeçare.
Në anën tjetër, bindshëm i ka rënë koeficienti skuadrës së Cleveland Cavaliers pas largimit të James. Megjithatë pritet që Cavaliers të jenë pjesë e play-off këtë sezon, duke ditur se në përbërje ka baketbollist si Kevin Love, Nancy Jr. e Smith.
Indiana Pacers, Miami Heat me Wade, San Antonio Spurs me DeMar DeRozan e Milwaukee Bucks pritet të jenë pjesë e 8-shës më të mirë në Lindje.

Konferenca Perëndimore
Në konferencën Perëndimore favoriti nuk do fjalë shumë. Ekipi i Golden State Warriors është super favoriti jo vetëm për ta fituar konferencën e vet, por edhe gjithë kampionatin.
Me transferimin DeMarcus Cousins, Warriors pritet të jenë edhe më të kompletuar se sa sezonet e kaluara.
Forca e dytë në Perëndim pritet të mbahet nga Houston Rockets me në krye snajperistin James Harden. Brandon Knight dhe Marquese Chriss janë dy përforcimet e Houston për këtë sezon të marrë nga Pheonix Suns.
Oklahoma City pritet të jetë ekipi i tretë në Perëndim. Me Russell Westbrook, Paul George e Robertson, ekipi i Oklahomas mund të tentojë edhe ndonjë befasi.
LA Lakers pritet të jetë në të njëjtin nivel me dy ekipet e lartpërmendura, pasi me transferimin e LeBron James do kërkoj ta rikthejë lavdinë e dikurshme.
Utah Jazz , Denver Nuggets dhe Dallas Mavericks pritet të jenë pjesë e play-off edhe këtë sezon.
Megjithatë rivaliteti dhe shikueshmëria pritet të jetë më e madhe në Perëndim për shkak të kalimit të James tek LA Lakers, gjë që do ta bëjë edhe më interesante sfidën mes ekipit të kryesuar nga Curry dhe atij të ish-lojtarit të Cavaliers./Periskopi/



