Komentatori egjitpian vdes pasi pësoi sulm në zemër pas humbjes (Foto)
Ish-futbollisti egjiptian dhe komentatori i sportit, Abdel Rahim Mohamed raportohet se ka pësuar sulm në zemër dhe ka vdekur, pasi ka parë ekipin e tij duke humbur përballë Arabisë Sauditë në Kupën e Botës në Rusi.
Në përpjekje për të shpëtuar atë, kolegët e tij të punës janë munduar t’i ofrojnë ndihmë në zyret e televizionit shtetëror egjitpian por nuk kanë arriur ta shpëtojnë.
Kreu i spitalit shtetëror të Egjiptit, Ahmad Taha, ka thënë se nuk kanë mundur ta shpëtojnë ish-yllin e futbollit egjitpian./Periskopi/






