Komisioni Disiplinor dënon rëndë Prishtinën për fyerjet e tifozëve ndaj FFK-së, nuk shpëton pa gjobë as Drita
Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar klubin e Prishtinës dhe Dritës
Fyerjet e Plisave në ndeshjen ndaj Lirisë i kanë kushtuar klubit të Prishtinës me dënim prej 2000 euro, transmeton Periskopi.
Edhe Drita është dënuar poashtu me 2000 euro për lëshimet që i ka bërë në organizimin e ndeshjes me Trepçën 89.
V E N D I M E:
KF “ BEHARI “ nga Vitomirica , në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor për shkelje të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës – Rregullores së garave dhe të disiplines ( për aktivizim të lojtarit të paidentifikuar në vend të lojtarit të pa qenë ) në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( raportet e zyrtare dhe deklaratat plotësuese nga ana e klubit të futbollit “ Behari “ nga Vitomirica );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 9. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij.
MIFTAR RAMA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për mashtrim dhe sjellje në lajthitje të komisionit dhe përsonit zyrtar në rastin e aktivizimit të lojtarit të pa identifikuar në emër të lojtarit të pa qenë në ndeshjen e javës së XXX_të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit në procedure );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 200 euro ( dyqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 8. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuarnë të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij.
ASMIR ZEKIQ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës në procedure të hapur disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshim si përfaqësues zyrtar në aktivizimin dhe paraqitjen e lojtarëve me të drejtë loje në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese ; )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 ( një ) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe funkcioneve tjera , në bazë të Rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 8
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e simpatizuesve të saj ( fyerjet në kor drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe vet Federatës – minutat ; 38 dhe 90+4 ) në ndeshjën e javës së ; XXXII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – PRISHTINA 0;1 e zhvilluar me 11.08.2018 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtareve )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 2000 euro ( dymijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.
KF “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( hudhje e gjasendeve në fusha shisheve të plastike PVC pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve – rasti recidiv ) në ndeshjen e javës së ; XXXII-të , të valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – PRISHTINA 0;1 e zhvilluar me datë 11.05.2018 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet zyrtare )i
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1500 euro ( njëmijë e pesqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 – rrespektivisht nga data e pranimit të tij.
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXXII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar me 11.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve ; pas përfundimit të pjesëlojës së parë disa persona konfrontohen me lojtaret dhe shtabin teknik të ekipit mysafir njëherit edhe tentojnë ta sulmojnë përfaqësuesin zyrtar të klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitroviva z Arsim Islami, por fal reagimit të shpejtë të policisë sulmi mbetet si tentative)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 2000 euro ( dymijë ) në bazë të Rregullores disioplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënmimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.
FAIK VUÇITERNA; trajner në klubin e futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive ( ofendime drejtuar treshes së gjyqtarëve , organeve të FFK-së dhe I njejti pas përfundimit të takimit fyen rendë delegatin e zyrtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUKAGJINI – RAHOVECI 3;3 e zhvilluar me datë 13.05.2018 në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet zyrtare )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 100 euro ( njëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij.
EURON HYSENI ; lojtar I klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të ID kartelës 010718M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje josportive ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor dhe organeve të FFK-së ) në ndeshjën e javës së ; XXIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – HAJVALIA 4;0 e zhvilluar me datë 13.05.2018 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
FITIM HOTI ; lojtar i klubit të futbollit “ LUGU I BARANIT “ nga Lugi i Baranit më numër të ID kartelës 005890M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 14, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kundërshtim në vendimin e gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RATKOCI – LUGU I BARANIT e zhvilluar në Ratkocme datë 05.05.2018 ( raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
JASIN VEHBIU ; lojtar i klubit të futbollit “ OPOJA “ nga Opoja me numër të ID kartelës 001588M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 14 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( start i plaejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; XXXI-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; DARDANET – OPOJA e zhvilluar me datë 09.05.2018 në Gjakovë ( raportet e zyrtare)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
SHKËLZEN BYTYQI ; lojtar i klubit të futbollit “ DEJNI “ nga Dejni me numër të ID kartelës; 003444M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; DEJNI – DEQANI e zhvilluar me datë 09.05.2018 në Ratkoc ( raportet zyrtare )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KF “ RINIA “ nga Miradia e Fushë Kosovës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për tërheqje të ekipit nga loja në ndeshjen e rregullt të javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorve ; LEPENCI – RINIA e zhvilluar me datë 10.05.2018 në Kaqanik ( raportet zyrtare ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave dhe vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ RINIA “ për tërheqje të ekipit nga ndeshje . Afati datë 18.05.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
ISMET REÇICA ; zyrtar i klubit të futbollit “ RINIA” nga MIradia e Fushë Kosovës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për tërheqje të ekipit – lojtarëve nga loja gjatë zhvillimit të ndeshjës së javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë seniorëve; LEPENCI – RINIA e zhvilluar më datë 10.05.2018 në Kaqanik ( raportet zyrtare )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për; 1 ( një ) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 53 paragfai 1 pika 1.
ISA BREZNICA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ RINIA “ nga në procedurë të iniciar disiplinore nga ana e komisionit të garave, si pjesëmarrës në tërheqjen e lojtarëve nga fusha e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjës së javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; LEPENCI – RINIA e zhvilluarme datë 10.05.2018 në Kaqanik ( raportet zyrtare ) i
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 200 euro ( dyqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuarnë të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – piblikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij.
KF “ LUFTETARI “ nga Brekoci, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosparaqitje në fushë për të zhvilluar ndeshjet ne javën e; XXIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve LUFTETARI – DEJNI dhe ndeshjen e javës së ; XXX-të ISTOGU – LUFTETARI (pa arsye nuk është paraqitur në dy ndeshje të garave të përhershme kampionale në vitin e njejtë garues 2017-2018 dhe me këtë ka shkelur nenin 54 të Rregullores disiplinore ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 54 paragrafi 1 pika .1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuarnë të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.
SABRI DERMAKU ; delegate i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligës së dytë dhe kategorive të reja, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjën e javës së ; së XXVIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ULPIANA – TEFIK ÇANGA e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Kaqanik (raportet zyrtare )
DENOHET
Me ndalesë në kryerjen e detyrës së delegatit në kohëzgjatje për ; 3 ( tre ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.
BEDRI BRAHIMI ; lojtar i klubit të futbollit “ TEFIK QANGA “ nga Tërni me numër të ID kartelës 005877M87 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 87 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së XXVIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; ULPIANA – TEFIK ÇANGA e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Lipjan ( raportet zyrtare )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizura nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
SADAT BUNJKAU ; trajner në klubin e futbollit të femrave “ BAZELI 2015 “ nga Kaqaniku, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve joportive ( ofendime dhe tentim për sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor DRITON PRENIQI ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së futbollit të femrave për grupmoshat e reja U-16 ; KFF “ BAZELI “ – KFF “ MITROVICA “ e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Kaqanik ( raportet zyrtare )
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 100 euro ( njëqind ) në bazë të rregullores disiplinore nenin 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të tij ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafiu 3 )



