Komisioni disiplinor i FFK-së dënon Lirinë dhe Dritën
Liria dhe Drita janë dënuar prej komisionit disiplinor të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Gjilanasit dhe prizrenasit do të luajnë pa shikues vetëm në një ndeshje, e cila do të thotë se Liria nuk do ta ketë ndihmën gjatë së dielës kundër Trepçës, përkatësisht Drita pa shikues ndaj Hajvalisë, transmeton Telegrafi.
Vendimet e komisionet disiplinor të FFK-së:
Drita me 1 ndeshje pa shikues në fushën e vetë, në ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovë (për shkak të shkaktimit të trazirave, demolimit të rrethojave, hyrjes së dhunshme në fushë – pengimit- ndikim në rrjedhën dhe zhvillimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 90 dhe konfrontimit me Policinë e Kosovës).
Liria me 1 ndeshje pa shikues në fushën e vetë, në ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës).



