Komisioni i MINT: S’u evidentuan devijime në matjen e shpenzimit të rrymës, por kishte skadim afati, do të ketë gjoba ndaj KEDS

Komisioni i MINT: S’u evidentuan devijime në matjen e shpenzimit të rrymës, por kishte skadim afati, do të ketë gjoba ndaj KEDS

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit tha se edhe sot kanë vazhduar inspektimet për verifikimin e njehsorëve elektrikë pas dyshimeve të ngritura për matjen e shpenzimit të energjisë elektrike.

MINT thotë se Komisioni gjeti devijime në datë dhe orë krahasuar me kohën reale, por nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë.

“Për shkak të numrit të madh të ankesave nga konsumatorët lidhur me njehsorët elektrikë, Komisioni Verifikues, i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, edhe gjatë ditëve të fundjavës, në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po i vazhdon verifikimet në terren. Deri më tani, nga të gjithë njehsorët e verifikuar në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, janë konstatuar devijime në datë dhe orë krahasuar me kohën reale, por nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë”.

Ndërkohë, Ministria tha se IQMT tashmë ka përgatitur gjoba ndaj KEDS-it për njehsorët, të cilëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë.

“Siç kemi njoftuar edhe më parë, mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet kryesore të MINTI-t, andaj puna e Komisionit Verifikues do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”.

Shpërndaje në: