Kompania e basteve shpërblen klientët, nuk ia njeh golin e Ronaldos (Video)

Kompania e basteve shpërblen klientët, nuk ia njeh golin e Ronaldos (Video)

Polemikat që krijoi penalltia e akorduar nga gjyqtari anglez Oliver në sekondat e fundit të shtesës në çerekfinalen e kthimit mes Realit të Madridit dhe Juventusit ka bërë që disa prej kompanive më të mëdha të basteve në botë të ndërmarrin një gjest shumë fisnik.

Disa kompani do të rimbursojnë të gjithë bastvënësit që besuan te përmbysja e Juventusit dhe parashikuan fitoren e bardhezinjve me rezultatin 0-3 brenda në mitikun “Santiago Bernabeu”.

Betfair ka vendosur të rimbursojë 1500 personat që vendosën fitoren 0-3 të Juventusit duke ua quajtur të fituar bastin me koeficientin përkatës, edhe pse ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3.

Të frymëzuar edhe nga përmbysja e madhe e Romës ndaj Barcelonës ishin të shumtë bastvënësit që besuan te fitorja e thellë e Juventusit ndaj Realit.

Një pjesë e mirë e tyre luajtën kualifikimin e bardhezinjve. Ashtu si ata që parashikuan se ndeshja do të shkonte në shtesë, edhe ata që vendosën bast për kualifikimin e Juventusit janë shpërblyer nga Betfair për guximin që patën.

Shpërndaje në: