Kompania e dajve të këshilltarit të Liburn Aliut që u përfol për ryshfet, rekomandohet për kontratë në Ministrinë e Mjedisit

Kompania e dajve të këshilltarit të Liburn Aliut që u përfol për ryshfet, rekomandohet për kontratë në Ministrinë e Mjedisit

Kompania “Infratek” N.T.Sh., e dyshuar për përfshirjen në një aferë ryshfeti vitin e kaluar, pritet që të rikthehet me një kontratë të re në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI, e cila drejtohet nga Liburn Aliu.

“Infratek” N.T.Sh, që është në pronësi të Florije Jahajt, është rekomanduar për kontratë në MMPHI para pak ditëve për tenderin Ri-inicim Hartimi i projekteve të ndryshme të rrugëve dhe strukturave për vitet 2022-2024”.

Projekti është dy vjeçar është në një vlerë prej 580 mijë eurove dhe për të do të lidhën tri kontrata.

Ministria ka rekomanduar për kontratë Lot 1 “Florije Jahaj”, çmimi i ofertës për 1 vit për njësi 1.5 euro, ose në total 110 mijë euro për dy vite.

Për lot 2 është rekomanduar kompania “3D -Project”, me çmimin për njësi 1.45 euro, ose 320 mijë euro për dy vite. Për lot 3, fitues është nxjerr kompania nga Shqipëria që ka degën e saj në Kosovë  “Gjeokonsult& Co”, me çmim për njësi 1611.33 euro, ose 3: 160,000.00 euro për dy vite.

Njëmbëdhjetë garues kanë qenë në garë për këtë tender, shumica e të cilëve kanë aplikuar për tri pjesët, por janë përjashtuar për arsye të ndryshme.

Gazeta Nacionale vitin e kaluar ka raportuar se, kompania “Infratek” N.T.Sh. është implikuar në një aferë korruptive me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të udhëhequr nga Liburn Aliu.

Sipas këtij raportimi, të bazuar në audio-inçizime, dyshohen se janë të përfshirë edhe të afërmit e këshilltarit të ministrit Aliut, Florent Ramqaj.

Kompania “Infratek”, në të cilën kishte punuar këshilltari i ministrit Aliut, Florent Ramqaj, është pronë e dajës së tij, Halil Jahaj. Person i autorizuar i kompanisë, sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), është Florije Jahaj, një familjare e Halil Jahajt.

Sipas incizimit të publikuar nga Nacionale, një përfaqësues i kompanisë “Infratek” kërkonte ryshfet nga një përfaqësues i një biznesi privat për dorëzimin e një raporti në Ministrinë e Infrastrukturës për punët e kryera rreth punimeve të kryera në rrugën Gjakovë-Dollc.

Kompania e Jahajt kishte për detyrë që të shkruante raporte për punët e kryera nga kompanitë e caktuara për punimet në rrugën Gjakovë-Dollc. Dhe, në vend se të kryente punën siç e parasheh ligji, përfaqësuesi i kompanisë ‘Infratek’ dëgjohej duke keqpërdorur detyrën zyrtare për të marrë përfitime financiare.

Lidhur më këtë aferë, drejtuesit aktual të Ministrisë shpeshherë janë arsyetuar duke thënë edhe se kontratën për projektim e kanë lidhur qeveritë e kaluara, sikurse edhe kontratat për ndërtimin e rrugës.

Për këtë rast, në qershor të vitit të kaluar, Prokuroria e Shtetit kishte njoftuar nisjen e hetimeve për rastin e dyshuar korruptiv.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhej në një njoftim të Prokurorisë së Shtetit.

Prokuroria e Shtetit nuk ka njoftuar ende rezultatin eventual të procedurës hetimore të ndërmarrë lidhur me rastin e kompanisë “Infratek”.

Nëse shikohet kontrata e fundit që kjo kompani ka pasur me MMPHI, del që nuk ka qenë shumë profesionale në punën e saj. Kjo për arsyeje se ka dorëzuar projekt më defekte, siç është zgjerimi i rrugës Dollc-Gjakovë. Kjo për arsye se në të gjitha lotet ku po ndërtohet kanë dal punë shtesë, dhe ministria është detyruar të lidhë ankesa kontrata të cilat i kanë kushtuar qindra mijëra euro më shumë se lidhja fillestare e kontratave. Punët shtesë ndodhin edhe kur projekti ka defekte.

Megjithëkëtë, akoma nuk dihet saktë nëse “Infratek” do të mund të lidhë kontratë më MMPHI-në, pasi të enjten (dje) është bërë pezullimi i tenderit për shkak se dy kompani kanë parashtruar ankesë në ministri, duke pretenduar se kompania e rekomanduar për lot 1 nuk ka qenë e përgjegjshme. Po ashtu, një kompani është ankuare dhe për lot 2. Për lot 3 nuk ka pasur ankesa. Por, ankesat i ka hedhur poshtë ministria, duke e lënë në fuqi vendimin e vet për rekomandim të kontratës. Kompanitë kanë të drejtë që në afat prej pesë ditëve të ankohen edhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit -OSHP. Mbetet të shihet nëse do të bëjnë këtë. /Periskopi/

Ankesat e kompanive dhe refuzimi ministrisë:

 

Shpërndaje në: