Kompjuter tablet; revolucioni teknologjik i Microsoft
Kompania thuhet se është duke përfunduar ndërtimin e një kompjuteri të ri personal, me patentën e publikuar online që tregon se si do të duket pajisja, transmeton Gazeta Express.
Microsoft pritet që këtë kompjuter të ri ta prezantojë në Nju Jork më 26 tetor. Sipas Mary Jo Folet në ZDnet, pajisja e re është emëruar ‘Cardinal’ dhe do të vijë në tri madhësi – me një ekran 21, 24 dhe 27 inç.
Sipas Windows Central, kompjuteri do të jetë shumë modern dhe elegant.




