Komuna e Lipjanit sqaron Kontratën Publike: Interpretimi i kandidatit të VV-së është për konsum të fushatës, tendencë për dezinformim të publikut
Komuna e Lipjanit ka reaguar ndaj deklarimeve të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Ilir Qeriqi, lidhur me kontratën publike kornikzë për “Renovimin dhe mirëmbajtjen e dyshemeve në IEA”, raporton Periskopi.
Komuna e Lipjanit përmes një reagimi ka bërë të ditur se aktiviteti i prokurimit është zhvilluar përmes platformës zyrtare të Prokurimit me procedurë të hapur, ku janë pranuar gjashtë ofera elektronike.
Sipas komunës kontrata i është dhënë operatorit me çmimin më të ulët.
“GEO (Grupi i Operatoreve Ekonomik) i apostrofuar sipas kandidatit për Kryetar në Komunën e Lipjanit nga radhët e Lëvizjes së Vetëvendosje në Lipjan, në fakt ka qenë OE i cili ka ofruar ofertën më të lirë të paraqitur sipas kriterit të caktuar në DT.Procesi i vlerësimit është bazuar në dispozita ligjore përkatësisht sipas Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, dhe Rregullores, nr.001/2022 për Prokurim Publik, versioni i konsoliduar 11.11.2024, dhe sipas FTD-së.Në lidhje me këtë vlerësimi është bërë në përputhje të plotë sipas FTD-së, nenit, 1,6, 7, 52 59, lidhur me nenin 60 të LPP-së, nenin, 27, 39, lidhur me nenin 40 të Rregullores nr.001/2022 për Prokurimin Publik 11.11.2024, versioni i konsoliduar”, thuhet në reagim.
Komuna ka sqaruar se nuk ka pasur ndalim ligjor për ndonjë nga ofertuesit.
“Sa i përket se njëri nga pronaret ka qenë zyrtar në Komunën e Lipjanit çështja është trajtuar konform dispozitave ligjore 1, 6 dhe 7 të LPP-së.Sipas asaj që ka qenë në ndalesë nga organet e rendit dhe ligjit të Republikën së Kosovës i njëjti OE ka dorëzuar dëshmitë sipas nenit 65 të LPP-së, Pranueshmëria e Kandidatëve ose Tenderuesve, nuk ka ndonjë vendim – konstatim dënues të formës së prerë.GEO i cili është shpërblyer me kontratë nga Autoriteti Kontraktues nga Komuna e Lipjanit ka qenë OE i cili ka ofruar ofertën me çmimin më të lire, të përgjegjshëm.Siç vijon të theksohet: Kontrata në fjalë së bashku me njoftimet përcjellëse, procesverbalin e hapjes dhe dokumente tjera është publike dhe e publikuar në Sistem të E-Prokurimit dhe e njëjta është publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Lipjanit”, thuhet tutje në njoftim.
Tutje në reagim thuhet se Interpretimi nga kandidati i VV është tërësisht jo profesional dhe për konsum të fushatës elektorale me tendencë të dezinformimit të publikut.
“Ne jemi në zbatim dhe në përputhje të plotë të dispozitave ligjore pavarësisht tendencave për keqinterpretim.Asnjë dispozitë ligjore apo normë nuk e përjashton nga parimi dhe trajtim i barabartë cilido ish- zyrtar që të jetë konkurrues me cilin do Operator Ekonomik. P.S shif procesverbalin e hapjes, në të cilin procesverbal janë të paraqitura 6 oferta, nga të cilët oferta është përzgjedhur Operatori Ekonomik i cili ka çmimin më të lirë të përgjegjshëm”, thuhet në reagim./Periskopi
Reagimi i plotë:



