Komuna e Prishtinës sqaron: Mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave
Komuna e Prishtinës sqaron se mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e komunës.
Përmes një njoftimi thuhet se në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
“Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024.
Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës. Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftim.



