Komuna e Ranillugut nuk e respekton vendimin e kryeministrit (Foto)

Komuna e Ranillugut nuk e respekton vendimin e kryeministrit (Foto)

Në ftesën dërguar me 17 nëntor, ftohen këshilltarët komunal të kësaj komune që me 28 Nëntor të marrin pjesë në seancë.

Sasha Aleksiq kryesues i Kuvendit të Ranillugut e konfirmojë për Telenews  se kjo komunë ka  thirrur seancë ditën e flamurit.

“Po, ne kemi caktuar seancë për datën 28 nëntor, nuk e kemi ditur që është pushim, do ta shiqojmë mundësin që kjo seancë të shtyhet “ tha Aleksiq për Telenws.al

Ndërsa zëvendws ministrit i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj tha se sipas njoftimit te MAP, për të gjithë Nëpunesit e Administratës Publike, për nderë te festës së 28 Nëntorit, do te jetë ditë pushimi.

“MAPL, sipas kompetencave të veta, të përcaktuara me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale, do të vleresojë ligjshmerinë e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Ranillugut”tha Gecaj.

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe raportimi i kryetarit të komunës ,Gradimir Mikiq.

Ndryshe kryetari Mikiq gjatë vizitës së ish presidentes Atfiete Jahjaga në komunën e Ranillukut nuk kishte vendosur flamur shetëror të Kosovës, me arsyeimin se nuk ka para për ta blerë.

capture

Shpërndaje në: